Sarandë, lëndë narkotike dhe drejtonte makinën pa patentë, në pranga 32- vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 32 vjeç, banues në Ksamil.
Arrestimi i tij u krye pasi është konstatuar nga shërbimet, në rrugën Sarandë-Ksamil, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Gjithashtu dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.