Kryenin aktivitete të paligjshme në shtratin e lumit Kalasë, IKMT bllokon mjetet e fabrikës së tullave në Sarandë, shoqërohen në polici shoferët

IKMT ka bllokuar mesditën e sotme mjetet e Fabrikës së tullave në Krekëz të Sarandës, pasi kryenin aktivitete të paligjshme pranë argjinaturë së lumit Kalasë.

Sipas burimeve bëhet me dije se pas informacioneve të marra në rrugë operative është arritur të zbulohen sot dy mjete të rënda në tokë bujqësore shtet të ndodhur pranë argjinaturës së lumit Kalasë që punonin duke marrë baltë për tulla pa dokumentacionet përkatës.

Menjëherë është bërë denoncimi në polici ku kjo e fundit ka shoqëruar drejtuesit e mjeteve të rënda Ermir Thoma dhe Romeo Llolli.