Sarandë, lëndë narkotike dhe drejtonte makinën pa patentë, në pranga 32- vjeçari  

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 32 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi i tij u krye pasi është konstatuar nga shërbimet, në rrugën Sarandë-Ksamil, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu dhe gjatë kontrollit  të ushtruar i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.