Delvinë, policia vë në pranga 32- vjeçarin, dhunoi bashkëjetuesen e tij
Policia e Delvinës ka vënë në pranga një 32- vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Përmes një njoftimi policia bën me dije:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor L. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftim. /Sarandanews.com/