“Tetori i Librit”, Anila Denaj bashkëbisedim me nxënsit e “Hasan Tahsinit”
Deputetja e Sarandës Anila Denaj ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim me nxënsit e shkollës “Hasan Tahsini”, në kuadër të nismës “Tetori i Librit”.
“Një pasdite e këndshme dje në mjediset e gjimnazit “Hasan Tahsini” në Sarandë, ku mora pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të nismës “Tetori i Librit”.
Janë të shumtë nxënësit e kësaj shkolle, të cilët mbështeten nga stafi i përkushtuar pedagogjik për të zhvilluar talentet dhe pasionet e tyre, duke dhënë modele frymëzimi që janë krenari për qytetin”, shkruan Anila Denaj. /Sarandanews.com/