Moti i keq, pezullohet lundrimi i anijeve Sarandë-Korfuz

Eshtë pezulluar lundrimi i anijeve të pasagjerëve në linjat Sarandë – Korfuz dhe Korfuz – Sarandë.

Shkak për këtë është bërë moti i keq, i shoqëruar me erë të fortë dhe dallgë.

Gjithashtu është pezulluar edhe dalja në det e varkave dhe anijeve të peshkimit.