Sarandë, vazhdon vaksinimi i studenteve

Kur na ndajnë dhe pak ditë nga nisja e vitit të ri akademik për universitetet, shumë student janë duke marrë dozat e vaksinës pas apelit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit.

Vaksinimi i studentëve është një nga kushtet kryesore që mësimi të kryehet pa probleme në auditore.

Edhe në qytetin e Sarandës, ccdo ditë në qëndrat shëndetësore paraqiten student për të marrë dozën e vaksinës.

“Vazhdon vaksinimi i studenteve gjate gjithe kesaj jave si pergjegjesi qytetare per te mbrojtur shendetin”, shkruan NJVKSH Sarandë. /Sarandanews.com/