Yuri Kim takon Arben Ahmetajn: SHBA serioze për korrupsionin, qeveria të marrë hapa të vërteta

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar mesditën e sotme me zv/kryeministrin, njëherazi ministër i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Në një status në Twitter, Kim thekson se ka nënvizuar se SHBA është serioze për çështjet e korrupsionit duke i kërkuar qeverisë të ndërmarrë hapa të vërtetë që Shqipëria të jetë më e drejtë më e fortë dhe më e pasur.

“Takim me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën për partneritet të fortë me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Nënvizova gjithashtu se SHBA është serioze për çështjet e korrupsionit si pjesë e interesit tonë, ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur.

Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale të njerëzve; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara nga FATF.

Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetje të plotë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.