Kumbaro në landfillin e mbetjeve në Bajkaj: 7 bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës do t’i dërgojnë mbetjet urbane në këtë landfill
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, së bashku me kryetaren e Bashkisë së Delvinës Majlinda Qilimi dhe prefektin Flamur Mamaj ishin në landifillin e mbetjeve në Bajkaj.
Kumbaro shprehet se pasi të mbarojnë punimet e tunelit Kardhiq-Delvinë, edhe të 7 bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës do t’i dërgojnë mbetjet urbane në këtë landfill.
“E pamë nga afër landifillin e mbetjeve në Bajkaj së bashku me kryetaren e Bashkisë së Delvinës Majlinda Qilimi dhe prefektin Flamur Mamaj. Në këtë landfill trajtohen mbetjet e bashkive Himarë, Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq.
Kapaciteti i tij është parashikuar për 820 000 ton mbetje dhe është parashikuar të jetë funksional për të paktën 17 vjet. Sot punon me një kapacitet të reduktuar dhe prandaj, pasi të mbarojnë dhe punimet e tunelit Kardhiq-Delvinë, edhe të 7 bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës do t’i dërgojnë mbetjet urbane në këtë landfill.
Është qëllim parësor zgjidhja e ngërçeve për menaxhimin e duhur të mbetjeve nga bashkia dhe puna nisi menjëherë me veprime konkrete.
Me kryetaren e bashkisë diskutuam edhe se si Delvina t’i përdorë më së miri resurset e ta çlirojë potencialin e saj të madh në zhvillimin e turizmit. Por kjo fillon pa asnjë diskutim nga mjedisi i paste”, shprehet Mirela Kumbaro. /Sarandanews.com/