Ndarja nga jeta e Kosta Grillos/ Trupi i komentatorit sportiv do të prehet në Himarë
U mbajtën sot në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, homazhet në nderim të gazetarit sportiv Kostandin Grillo, që humbi jetën për shkak të COVID-it, pas afro 2 muajsh luftë me virusin që po bën kërdinë në të gjithë botën.
Në homazhet e mbajtura paraditen e sotme morën pjesë qindra njerëz, nga të gjitha fushat, të cilët nderuan Kosta Grillon, i cili përveç se një profesionist në punën e tij, ishte një njeri me zemër të madhe dhe mik i të gjithëve.
Pas homazheve në stadiumin “Selman Stërmasi”, që zgjatën disa orë, trupi i të ndjerit u nis për në Himarë ku do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit në orën 16:00.