Kumbaro uron Sulltan Novruzin: Kjo pranverë do jetë më e fortë, pasi të kemi mundur të keqen
Deputetja e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro ka uruar besimtarë bektashinj por edhe gjithë shqiptarët për festën e Sulltan Novruzit.
Kumbaro inkurajon shqiptarët se besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë.
“Sot është një dit’e rëzë që përsëritet moti, lint vera, lint ngrohtësija, lint Aliu, vetë Zoti”☘️ ???????? (Naim Frasheri)
Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit me besimin se kjo pranvere do te jete e forte per ta rifilluar jeten pasi te kemi mundur te keqen!????
Po ndaj me ju disa foto nga vendi te cilit Naim Frasheri i kushtoi vargjet:
Teqeja e BABA ALIUT – Alipostivan, Permet, vend i qete, i bukur, i mençur dhe i bekuar, ku sherben nje mik i dashur per te gjithe, Baba Hekurani????????”, shkruan ish- Ministrja e Kulturës. /Sarandanews/