Rikthehet deklarata e drejtorit të ujësjellësit të Sarandës Sheme Lulo, që po shërben si nxitje për protestë
Kryeministri Edi Rama ditën e diel paralajmëroi një krizë të jashtëzakonshme rritjes së çmimeve, që nga energjja, karburantet etj.
Fjalimi i Ramës ku nuk jepte asnjë shpjegim se si mund të përballeshim me ketë katastrofë siç e cilësonte ai, ka sjellë një panik dhe irritim tek qytetarët, të cilët nesër në Tiranë në orën 17:00 do zhvillojnë një pritestë për rritjet e larta të çmimeve në vendin tonë.
Megjithë pakënqësitë, nuk ka munguar dhe humori dhe ironitë.
Në skenë është rikthyer video virale e drejtorit të ujësjellësit të Sarandës Sheme Lulo, i cili para disa vitesh në mënyrë të turpshme shprehej publikisht se i ka lënë qytetarët edhe 3 ditë pa ujë dhe askush nuk i është ankuar.
Një eksperimet skandaloz që sipas tij ka qenë për të testuar se sa nevoja kanë për ujë qytetarët.
Dhe kjo deklaratë e tij po shërben sot si shembull për qytetarët që të ngrihen e të reagojnë kundër rritjes së çmimeve. /Sarandanews.com/