Greqia lehtëson masat anti-Covid

Greqia ka vendosur të lehtësojë masat anti-Covid duke mundësuar hapjen e pjesshme të aktiviteteve në vend.

Autoritetet shëndetësore greke morën vendimin ditën e sotme, duke njoftuar se lëvizja dhe udhëtimet mund të bëhen deri në orën 21:00 në të gjithë territorin në çdo ditë të javës.

Në kuadër të masave lehtësuese, do të lejohet të hapen të gjitha parukeritë, por duke respektuar rregulla të rrepta në përputhje me të gjitha protokollet shëndetësore. Njëkohësisht do të hapen edhe atraksionet turistike.

Lidhur me testimet, autoritetet njoftuan se çdo qytetar do të ketë mundësinë që t’i bëjë duke i blerë në farmaci. Jo vetëm kaq, por një herë në javë kanë të drejtë të blejnë falas një test anti-Covid në farmacitë e lagjeve.

Kjo skemë do të rrisë sa më shumë testimin e banorëve. Ajo që shihet me prioritet, është vaksinimi i popullsisë.