U ekzekutua në mes të Athinës, kush është 39-vjeçari shqiptar që u vra me plumb në kokë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku u ekzekutua një shqiptar.
Mediat greke raportojnë se 39-vjeçari ishte duke ngrënë, ku një person ende i paidentifikuar, iu afrua dhe qëlloi me breshëri plumbash drejt tij.
Shqiptari mori 4 plumba, ku fatale për të rezultoi plumbi në kokë. Sipas informacioneve 39-vjeçari ishte pronar i një lokali nate dhe një person i njohur për autoritetet greke, pasi ishte i përfshirë edhe në disa konflikte mes bandash më parë.
Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës, teksa mësohet se ai është me origjinë nga Vlora.
Një dëshmitar i ngjarjes, është shprehur se autori kishte veshur një xhaketë xhins, ishte i gjakosur nga hundët dhe se pas ngjarjes ishte larguar me një makinë ngjyrë gri.
Ndërkohë që policia greke po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin autorit.