Çarja e PD-së, Ina Zhupa mbledh krerët e degëve të Sarandës e Delvinës
Partia Demokratike ka hyrë në një konflikt të brendshëm pas përplasjes që ka nisur mes kryetarit Lulzim Bashës dhe ish- kryetarit Sali Berisha.
Përjashtimi i Berishës nga Badha nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij “Non grata” nga SHBA, ka sjellë një përplasje të ashpër mes të dyve dhe bazës së partisë.
Prej disa ditësh, Sali Berisha ka nisur takimet në qytete të ndryshime, ku i fundit ishte ditën e djeshme ne Vlorë dhe pati pjesëmarrë nga demokratët e Sarandës e Delvinës.
Takimi i Berishës në Vlorë, ka bërë që deputetja e qarkut Ina Zhupa të mbledh në një takim dy kryetarët e degëve të Sarandës dhe Delvinës.
Ishte vete kreu i PD Delvinë Hari Imeri që ka postuar foton krah deputetes së zonës Ina Zhupës dhr kryetarit të PD Sarandë Vesel Koçiu.
“Me deputeten e Qarkut Vlorë Ina K. Zhupa dhe kolegun e Sarandës Vesel Koçiu”, shkruan Hari Imeri.
Dalja e tyre krah Zhupës tregon qartazi pozicionimin e tyre në mbështetje të Lulzim Bashës.
I vetmi që ka dal publikisht kundër Bashës, është kryetari i FRPD Konispol Gëzim Avdyli, i cili para pak ditësh zhvilloi një takim me Sali Berishën në zyrën e këtij të fundit në Tiranë. /Sarandanews.com/