OSHEE: Nesër gjysma rajonit të Sarandës, pa drita

OSHEE përmes një njoftimi ka bërë me dije se nga dita e nesërme do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 05:00-09:00, në shumë zona të rajonit të Sarandës.

Kjo për shkak të punimeve nga kompania KURUM e cila do të kryejë punime në çelësin 35kV në HEC Bistrica 1.

NJOFTIMI

Me kërkesë të KURUM e cila do të kryejë punime në çelësin 35kV në HEC Bistrica 1, për lidhjen e një bay-pass te ketij Celesi, në datën 27 shtator do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 05:00-09:00 në këto zona në Sarandë;

Berdenesh, Bateri, Çuke,;Metoq, Gjashte, Shelegar, Bashkia Sarande, Finiq, Bregas, Vrion, Vromero, Bashkine Delvine: Bajkaj, Vane, Palavli, Vergo, Fushe Veri, Kakodhiq, Palavli, Vergo, Bashaj, Senic, Tatzat, Isak, Kalas, Ballmatat, Rusan, Stjar, Mavropull, Shijan, Karabaxh, Lefterhor, Kakodhiq, Varfaj, Janjar, Livadhja, Grave, Komat, Ninat, Markat, Llazat, Kallcat, Karoq, Sopik, Kullurice, Halo, Qenurjo, Fanar, Dober, Mancet, Shales, Dishat, Verve, Çiflik, Vagalat, Shkalle, Konispol, Koder, Dermish, Rahulle, Aliko, Çaush, Trembul, Neohor, Jerme, Fitore, Memoraq, Bistrice, Kronje, Dhruvjan, Pece, Muzine, Mesopotam, Finiq,, Krane, Sirakat, Kardhikaq, Livine, Velahov, Borsh, Coraj, Ftere, Piqeras, Lukove, Sasaj, Krekez, Shenvasi, Nivicbubar.