Mbyllet ndeshja në Sarandë/ Butrinti surprizon Laçin

Laçi zhgënjen në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Kurbinasit luanin në transfertë ndaj Butrintit dhe ndeshja është mbyllur në barazim 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Pjesa e parë e u mbyll me fitoren 0-1 për Laçin, ndërsa në fraksionin e dytë, vendasit barazuan 1-1 dhe arritën të ruanin këtë rezultat deri në fund të takimit.

Një paraqitje zhgënjyese e Laçit që luante përballë skuadrës së Kategorisë së Parë Butrintit të cilët ben një paraqitje dinjitoze.

Tashmë kualifikimi do të vendoset në Laç, në ndeshjen e kthimit që do të luhet më datë 14 tetor.

BUTRINTI – LAÇI 1-1

GOLAT: Malaj 49’ / Ademi 17’

BUTRINTI: Kaloshi, Buxhelaj, Culli, Basha, Zholi, Karaj (Husi 70’), Theodori (Selimaj 79’), Gjonaj (Lala 46’),  Bocaj (Rexhepi 70’), Mërkuri, Brahimaj (Malaj 46;). Trajner: Artan Bano.

LAÇI: Dajsinani, Velkoski, Veliaj, Malota (Lushkja 70’) Qato, Bytyqi, Ujka (Roganoviç 43’),  Zulfiji, Ademi (Sulovari 52’) Prengaj (Zarubica 69’), Guindo (Turkaj 52’) Trajner: Dejan Vukiçeviç.

Gjyqtar: Gelsi Velçani (Patos)

Kartonë të verdhë: Karaj 67’, Mërkuri 53’ / Sulovari 65’