Rama shpall gjendjen e luftës: Futuni brenda, policia dhe ushtria do të përdorë dhunë ndaj tradhtarëve

Kryeministri Rama dha një mesazh të fortë nga Facebook tani që ka filluar shtetrrethimi i fundjavës gjatë të cilës nuk do të lejohet qarkullimi i qytetarëve dhe makinave.

Rama tha se çdokush që do të thyejë ligjin e luftës do të penalizohet me heqjen e çdo ndihme shtetërore dhe s’do ti jepet asnjë kompensimi financiar.

Rama theksoi se tani është koha që të mësohet me pahir dhe jo me hir çdokush që thyen urdhrat e qeverisë për masat ndaj koronavirusit.

“Polica e ushtria do të mbikëqyrin çdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi zonën më të kuqe, si dhe çdo zonë urbane duke fotografuar dhe duke futur në listë të zezë tradhtarësh këta individë që do ta paguajnë shtrenjtë dhe çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e rëndë për ta se do tu hiqet çdo ndihmë shtetërore dhe do tu hiqet çdo ndihmesë nëse janë në shtëpi e duhej të ishin në punë, çdo ndihmë financiare për 1 vit nëse nuk kanë punë, çdo lloj ilaçi nëse janë edhe pensionistë, çdo lloj burse për studentët.

Një pakicë fare e vogël të pabindurish, që janë të mjaftueshëm për të marrë në qafë gjithë popullin do të konsiderohen tradhtarë lufte.

Dua t’ju informoj se të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat më speciale, janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet në rast shkelje ligji në tubime të paligjshme deri tej uji e gazi lotsjellës.”, tha Rama.

???? NGA TANI, E SHTUNË, ORA 13.00, DERI TË HËNEN, ORA 05.00, TË GJITHË NË SHTËPI! ???? KUSH NUK DO TË DËGJOJË, LE TA PROVOJË DHE DO TA SHIKOJË SE SI MEQË NUK MERR VESH ME TË MIRË, DO TA MËSOJË ME PAHIR! ???? NJË PAKICË E VOGËL FARE, PO MËSE E MJAFTUESHME PËR TË NA ÇUAR DREJT NJË KATASTROFE KOMBËTARE, NUK MUND TË HEDHË NË PLEHRA REZISTENCËN E MADHE POPULLORE QË 99% E SHQIPTARËVE PO E BËJNË MREKULLISHT! ???? NJË TUFE TË PABINDURISH, TRADHËTARË LUFTE QË PËRHAPEN RRUGËVE SI VIRUS SHOQËROR, PËR T’U KTHYER NË BAZA USHTARAKE TË ARMIKUT QË BOMBARDON PËRMES TYRE, DO T’I PËRGJIGJEMI ME GJUHËN E FORCËS LIGJORE E POLICORE???????? KËTË LUFTË DO TA ÇOJMË DERI NË FUND ME ÇDO ÇMIM E ÇDO MJET, SI NJË FAMILJE E VETME DHE PA ASNJË TOLERANCË PËR TRADHËTARËT MES NESH????????I LO❤️E YOU

Posted by Edi Rama on Saturday, March 21, 2020