EMRAT/ Sarandë: Kultivuan kanabis, 4 në pranga dhe 1 në kërkim
Komisariati i Policisë Sarandë, njofton se në bashkëpunim me DVP Vlorë, ka vënë në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, 2 prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
-Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), 62 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“;
-Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë;
-Ermir Indrisllari, 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“;
-Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.
Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve procedurale dhe provat materiale të sekuestruara dyshohet se shtetasi Dashnor Alushaj është organizatori dhe financuesi i kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.