Në burg për korrupsion/ Prokurori i Sarandës, Sali Hasa nuk paraqitet para Vetingut
Sot është zhvilluar seanca dëgjimore e Prokurorit të rrethit Gjyqësor Sarandë, Sali Hasa, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mësohet se Prokurori Hasa, nuk është paraqitur para KPK.
Trupa Gjykuese që mori përsipër këtë çështje përbëhet nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja.
Prokurori Sali Hasa u arrestua nga SPAK pasi pushonte çështjet penale kundrejt pagesave.
Arrestimi ka ndodhur më 19 qershor dhe u arrit të zbulohej nga një hetim i nisur në shkurt 2020 për trafik kanabis që zbuloi një grup kriminal, i cili jo vetëm trafikonte drogë, por trukonte ndeshje dhe korruptonte zyrtarë publik.