Sarandë, arrestohen në Çukë dy të rinj për vjedhje

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” shtetasit S. K., 18 vjeç dhe A. Sh., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Çukë, Sarandë.

Arrestimi i tyre u bë pasi sipas Policisë, u kapën në kushtet e flagrancës duke vjedhur në banesën e shtetasit K. B, në fshatin Çukë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësiperm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, jane autorë dhe të ngjarjes së ndodhur më datë 05.07.2021, ku është tentuar të vidhet banesa e shtetasit I. M, në fshatin Çukë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.