Mbyllet protesta e banorëve të Senicës, rinisin punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë
Pas disa orësh protestë, ku kishin bllokuar me gurë punimet për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delivinë, banorët e fshatit Senicë kanë marrë zgjidhje për kërkesat e tyre.
Banorët kanë marrë premtim nga firma e cila po kryen punimet për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, se rruga e tyre për në fshat do të ndërtohet si dhe ujësjellësi i cili është shkatërruar do të rindërtohet.
Rruga tashmë është liruar dhe punimet po vijojnë normalisht.
Morën për sipër që të hedhin betonin për rrugën. Morëm një zgjidhje problemi të përciptë. Do të marrë zgjidhje kur të vijë prefekti dhe kryetari i bashkisë. Do të vijnë edhe ato që merren me procedurat e ujësjellësit’- u shpreh një banor.