Oltion Çaçi: Çdo ditë e imja do jetë me njerëzit, për një administrim më të mirë të qytetit për të gjithë

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi, vijon çdo ditë takimet në terren për të takuar qytetarë të ndryshëm.

Mikëpritja dhe entuziasmi i tyre është i dukshëm, ndërsa Çaçi premton se ai do ta bëjë Sarandën një qytet edhe më të mirë për çdo banorë.

“Mirënjohe për çdo fjalë të mirë e këshillë me vlerë që vjen nga zemra dhe dashuria e banorëve të Sarandës për këtë qytet të mrekullueshëm.

Çdo ditë e imja do jetë me njerëzit për njerëzit, për të bashkëbiseduar, ndarë hallet dhe adresuar çdo problematikë me përgjegjësinë e misionit publik për një administrim më të mirë të qytetit për të gjithë”, shprehet Oltion Çaçi.