Pronarët e lokaleve në Lungomare, letër Ramës: Zgjasni orën policore, ose nga e hëna nuk i hapim më lokalet

Pronaret e lokaleve në zonën e Lungomares në Vlorë i kanë dërguar letër kryeministrit Edi Rama përmes të cilës i kërkojnë të shfuqizohet akti normativ që kufizon aktivitetin.

Ata shprehen në letër se ky akt dhe kufizimet po sjellin falimentimin e tyre dhe kërkojnë që bizneset të operojnë deri në orën 02:00, në të kundërta ata paralajmërojnë se nga e hëna do të mbyllin lokalet, në shenjë proteste.