Sarandë, zhvillohet takim mbi sigurinë detare
Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma mblodhi sot në një tryezë bashkëbisedimi Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë Detare Paulin Ndreu, perfaqësues nga operatorët turistikë detarë të qytetit dhe Policinë Kufitare.
Fokusi i takimit ka qenë për kushtet, sigurinë dhe parametrat, që këta operatorë ofrojnë, problematikat që i shqetësojnë ata, si dhe rrugët e zgjidhjes së tyre.
“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë Detare Paulin Ndreu, perfaqësues nga operatorët turistikë detarë dhe nga Policia Kufitare diskutuam sot, mbi kushtet, sigurinë dhe parametrat, që këta operatorë ofrojnë, problematikat që i shqetësojnë ata, si dhe rrugët e zgjidhjes së tyre”, shkruan Gurma.