Xhaçka për lëvizjet drejt Greqisë: Nga 13 korriku Qafë-Bota do jetë e hapur 24 orë
Për të gjithë të interesuarit për të udhëtuar drejt Greqisë, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, bën me dije se më 13 korrik do të hapen pikat doganore të Tre Urave dhe Qafë-Botës.
Xhaçka shprehet se kalimi nga pika doganore e Tre Urave do të jetë e limituar në orar nga 08:00 deri në ora 20:00, ndërsa Qafë-Bota do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve. Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe autobusëve.
Kujtojmë se për të udhëtuar drejt Greqisë duhet të jeni të pajisur me një formular PLF, si dhe të keni certifikatë vaksinimi ose test PCR apo test të shpejtë, apo certifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj. Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit. Ndërkohë, në pikat kufitare mund të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.