Sarandë, aktivitet përkujtimor për familjarët e të zhdukurëve në kohën e komunizmit
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimtit të Shtetit, organizoi të enjten në Sarandë një séance informimi mbi ecurine dhe rezultatet e punës së këtij Institucioni
Krahas disa referimeve në sallën e madhe të Bashkise, publiku I qytetit patir rastin të ndjekë me vemendje një fotoekspozitë me profilet e të zhdukurve në komunizëm. Ishin te pranishem ne kete aktivitete grupoe te ndryshme interesi, famljare te perosnave te zhdukur ne komunizem , njerez te mediave, perfaqesues te bashkive Sarande, Konispol dhe Himare, etj, .Bashkia pritese e Sarandes prfaqesohej ne kete aktviitet nga zvkryetarja Lindita Qendro.
.Në foltoren e sallës së bashkisë u paraqitur dëshmi të familjarëve të të zhdukurve nga regjimi komunist.
Një fjalë hapje u mbajt nga kryetarja e Autoritetit Gentjana Sula ndërkohë që prezantimi i një udhëzuesi me objektiv gjetjen e të zhdukurve në komunizëm, u mbajt nga Rovena Voda.Zvkryetarja e bashkise Sarande, Lindita Qendro. foli mbi gadishmerine e institucionit qe perfaqeson per te kontribuar ne kerkimet per gjetjen e te zhdukurve .
Nga ana e tij përfaqësuesi i prokurorisë së rrethit gjyqësor Sarandë Ilir Hoxha,foli për një rast konkret të një denoncimi dhe investigimi deri në gjetjen e një të zhdukuri në territorin e sotëm të bashkisë Himarë.
Gazetari Thoma Nika solli disa raste kokrete të familjarëve të të zhdukurve nga komunizmi në rajonin e Sarandës.
Në takimin e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, prezantuana disa problematika konkrete edhe Llambro Nesturi ,përfaqësues i deges së Shoqatës se Ish të Përndjekurve politikë të Sarandës si dhe disa zrytarë të bashkive Himarë e Konispol .
Takimi I mësipërm ishte i pari i këtij lloji që organizohet në Sarandë me publikun e gjerë dhe grupet e interesit nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimtit të Shtetit.