Hapja e pikave kufitare/ Në Kakavijë, në 24 orë kanë kaluar rreth 3 mijë e 200 shtetas
Hapja e pikave kufitare të të Kapshticës dhe Kakavijës, ka bërë që fundjava të pësoj dyndje, për shkak të rritjes së numrit të hyrje-daljeve drejt shtetit grek dhe anasjelltas.
Veçmas fluksi është ndjerë në lëvizjen e automjeteve në pikën kufitare të Kakavijes.
Pavarësisht se dogana do të jetë e hapur përgjatë 24 orëve, orët e mëngjesit dhe mesditës kanë sjellë më shumë lëvizje. Nga ana e palës greke vijojnë kontrollet e imtësishme anticovid si edhe sportelet e vendosura në dispozicion janë të reduktuara vetëm dy të tilla.
Sipas informacioneve nga shërbimet e DVKM Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit në hyrje dhe dalje të R.Sh-së është përpunuar një numër prej 3186 shtetas nga të cilët 1677 në hyrje, dhe 1509 në dalje.
Të gjithë ata që i drejtohen pikës kufitare të Kakavijes në palën greke i nënshtrohen kontrollit të do