Bashkia Sarandë vijon me paralajmërime: Ja kush janë në “shënjestrën” e radhës

Bashkia e Sarandës përmes një njoftimi ka deklaruar se persona që mbledhin mbetje të riciklueshme për shitje, nxjerrin jashtë koshave dhe hedhin përtokë të gjitha mbetjet urbane të grumbulluara, duke zhbërë punën e punonjësve të pastrimit dhe duke krijuar ndotje dhe terren per infeksione nga më të ndryshmet.

Bashkia thekson se kërkohet bashkëpunim dhe nga qytetarët për parandalimin e këtyre veprimeve.

POSTIMI

APEL QYTETAR!

Një dukuri jo e këndshme është vënë re këto ditë:
Në  disa vendbazime të kontenierëve, në qytetin e Sarandës, persona që mbledhin mbetje të riciklueshme për shitje, nxjerrin jashtë koshave dhe hedhin përtokë të gjitha mbetjet urbane të grumbulluara, duke zhbërë punën e punonjësve të pastrimit dhe duke krijuar ndotje dhe terren per infeksione nga më të ndryshmet.

Strukturat e Policisë Bashkiake kanë vepruar në çdo rast ndaj këtyre personave, që rrezikojnë infektimin e vetes, por edhe të qytetarëve të tjerë e kalimtarëve.

Por as policia dhe as Bashkia nuk duhet të jenë të vetëm në parandalimin e kësaj dukurie dhe as në qortimin e këshillimin e tyre, kur shohin njerëz që kryejnë veprime të tilla.
Këta individë rrezikojnë veten dhe ne të tjerët, ndotin mjedisin dhe largojnë turistin nga qyteti, i cili bën gjithçka për të ofruar më të mirën, përfshi edhe një qytet të pastër.

Ja përse lipset solidariteti dhe partneriteti me çdo qytetar, kundër kësaj dukurie.

Të reagojmë dhe veprojmë së bashku, për qytetin dhe turizmin e përbashkët.
#përsarandënepastër??
#pësarandënturistike??
#përsarandëntonë❤️?