Yuri Kim kalon fundjavën në Dhërmi: E mrekullushme të shohësh miq të vjetër dhe të bësh miq të rinj
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim këtë fundjavë është duke e kaluar në qytetin bregdetar të Vlorës, larg politikës.
Diplomatja amerikane ka vizituar Dhërminë, ku përpos natyrës, ka zhvilluar takime edhe me qytetarët. Yuri Kim ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shihet me një bebe në krahë, më pas duke zhvilluar një bisedë me disa të moshuar dhe në një foto tjetër mes disa të rinjve.
“E mrekullushme të shohësh miq të vjetër, të bësh miq të rinj, të flasësh për familjet tona dhe të qeshim sëbashku, dhe të admirosh bukuritë e Dhërmiut,” shkruan ambasadorja në postimin e saj.
https://www.instagram.com/p/CQ29NmYD-vk/?utm_medium=copy_link