SHIFRAT/ Rritet pjesëmarrja në Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se deri në orën 14:00 kanë votuar 35. 63 përqind e personave sipas të dhënave që janë marrë nga qendrat e votimit.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje raportohet se është më e lartë se ajo në vitin 2017.

Kujtojmë se pak minuta më përpara kreu i KQZ-së deklaroi se është sulmuar sistemi elektronik i njohjes së kartave të identitetit. Në këtë mënyrë disa qendra votimi nuk kanë mundur që të raportojnë informacionet e orës së fundit.

Pjesëmarrja deri në orën 14:00 për qarqet e vendit vijon si më poshtë:

Sarandë – 24.19 %

Delvinë – 27.21 %

Finiq – 12.20 %

Konispol – 21.18 %