Festivali “Këngët e Tokës” në Ksamil
Në Ksamil u zhvilluar edicioni i 20-të i festivalit “Këngët e Tokës”.
Në këtë festival konkurruan fëmijët në disiplina të ndryshme të artit si në poezi, këngë dhe interpretim në instrumente. Ky festival u zhvillua për tre netë rresht dhe pati shumë fëmijë pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria.
Vetë kompozitori dhe organizatori i këtij festivali, artisti i njohur Limoz Dizdari është shprehur se, “është kënaqësi të shohësh këta fëmijë të talentuar nga e gjithë Shqipëria, sidomos pas asaj vështirësie që kaluam nga pandemia”.
Festivali “Këngët e Tokës” tashmë është kthyer në një identitet dhe traditë për Ksamilin që mirëpret artistët e vegjël dhe se ata që kanë qenë pjesëmarrës në edicionet e para, sot luajnë në skenat prestigjioze ndërkombëtare.