Babëzia për rërën e plazhit, Rama apel bizneseve: Lironi hapësirat që nuk ju takojnë! Do t’ju konfiskojmë çadrat

Kryeministri Edi Rama tha sot se të gjithë subjektet në plazhë që nuk disponojnë dokumentacion të rregullt, do të përballen me ligjin.

Gjatë një conference për shtyp nga Kryeministria, ai u shpreh se Policia e Shtetit do të ushtrojë kontrolle në të gjithë vijën bregdetare.

“Nuk mund të operohet me teorinë e faktit të kryer, ndaj subjektet duhet të largohen nga hapësirat që nuk iu takojnë. Ajo që është përcaktuar do të zbatohet me hir apo me pahir. Ndaj të largohen vetë sepse do t’u konfiskohen pajisjet. Ndaj të mos humbasin atë bazë materiale që kanë” – tha kryeministri.

Kjo thirrje e fortë vjen pak ditë pasi në Velipojë katër persona u vranë pas një konflikti për shezlongët, ndersa nje incident pati dhe ne Ksamil diten e djeshme.