FOTO/ Me pranga në duar, ja momenti kur shoqërohet nga FNSH prokurori Sali Hasa
Publikohen pamjet e arrestimit me urdhër të SPAK të prokurorit të Sarandës Sali Hasa.
Me pranga në duar Hasa shoqërohet nga efektivët e policisë, ndërkohë që është sjellë drejt Tiranës mbrëmjen e kaluar.
Prokuroria Sali Hasa akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv. Ai u arrestua passi dyshohet se ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë ryshfet nga motra e tij, Elsona Papa.
Prokurori Hasa nuk ka kaluar ende në Veting, dhe jo më larg se në muajin mars ai hoqi dorë nga gara për pozicionin e kreut të prokurorisë së Sarandës, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore .