Prefekti Mamaj bisedë me Kristo Kiçon e Nënprefektin e Delvinës: Grup pune për rrezikshmërinë në ish minierën e kripës së gurit në Dhrovjan
Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhje online me Nënprefektin e Delvinës, Kryetarin e Bashkisë Finiq, Drejtorin e Autoritetit Rrugor të Rajonit Jugor dhe shefin e Komisariatit të Sarandës, duke u nisur nga korrespondecat e kryera me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, lidhur me marrjen e masave për shkak të rrezikshmërisë së krijuar nga dalja në sipërfaqjen e tokës të hinkave në ish minierën e kripës së gurit Dhrovjan.
Për monitorimin e situatës në terren do të ngrihet një grup pune me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve në takim.
Nga ana e Prefektit u kërkua vendosja e sinjalistikës së duhur dhe rrethimi i zonës ku ka patur rrëshqitje, në mënyrë që të parandalohet çdo situatë e rrezikshme.