DETAJET/ Sarandë, humb jetën shtetasi Norvegjez

Frank Westgard, 56 vjeç nga Norvegjia ka humbur jetën në Ksamil.

Ai është ndjerë keq pasi ka dalë nga dushi dhe është drejtuar për në qendrën shëndetësore të Ksamilit ku ka ndërruar jetë.

Shtetasi norvegjez ishte së bashku me të dashurën për pushime në Shqipëri.

Mësohet se ai kishte probleme me presionin në gjak.

Trupi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe nesër do të transportohet në Tiranë pranë mjekësisë ligjore.

Policia po kryen hetimet për ngjarjen.