Iu gjendën drogë, policia Sarandës arreston një arab dhe një 44- vjeçar nga Tirana

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi arab A. L., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dozë me lendë narkotike kokainë dhe një sasi të vogël lendë narkotike kanabis.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi P. T., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin të cilin drejtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi një një sasi të vogël lendë narkotike kanabis.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.