Prishjet në Ksamil, reagon Ina Zhupa: Prishjet janë selektive për hakmarrje politike

Deputetja e zgjedhur e PD për Sarandën, Ina Zhupa, ka reaguar pas aksionit të marrë nga IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit ku janë parashikuar të prishen 30 objekte.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa i është referuar rastit të Hidajet Zogajt, i cili kishte denoncuar më parë ndërtimet pa leje që zaptonin rrugën kryesore, dhe atij i është prishuar ndërtesa si hakmarrje politike.

“Prishjet selektive si hakmarrje politike për denoncimet që i kanë bërë hapur pushtetit në fushatën elektorale.

Ne 5 Prill në Ksamil kemi takuar Hidajet Zogaj dhe familjen e tij, të cilët kanë denoncuar me fakte sesi ishin ankuar ne bashki dhe IKMT për nje ndertim qe i zinte rrugen e shtepise dhe kishin hapur nje porte vellai nga vellai se nderkohe cdo gje ishte bllokuar. Ndertimi i denoncuar prej tyre qe bllokonte rrugen publike ishte bere nga familjar te atyre qe punonin ne bashki.

Pas zgjedhjeve nuk prishin ndertimin jashte cdo norme, cdo leje dhe cdo rregulli qe familjaret denoncuar por vjen hakmarrja ndaj tyre se pse kane treguar të vërteten dhe i dolen ne krah opozites.

Policia dhe IKMT shkon për t`ju shëmbur pa asnje njoftim dhe në kundërshtim me ligjin kollonat e shtepise qe datojne në vitin 2004 sipas te gjitha rregullave dhe qe nuk e perfunduan dot per mungese parash.

Eshte detyra jone qe mos ta ndalim betejen per keta qytetaret qe na besuan! Per shqiptaret qe duan ti vij fundi pandeshkueshmerise dhe klientelizmave te miqve dhe familjareve te pushtetit dhe te gezojne pronen dhe te drejtat e tyre sipas ligjit”, nënvizon Ina Zhupa. /Sarandanews.com/