Fitore spektakolare, Butrinti kurorëzon me sukses edicionin, ngjitet në Kategorinë e Parë
Është mbyllur ndeshja finale e luajtur ditën e sotme për ngjitjen në Kategorinë e parë apo edhe qendrimin në Kategorinë Dytë.
Në “Selman Stermasi”, Butrinti mposhti me rezultatin minimal 1-0 Orikun dhe ngjitet në Kategorinë e Parë pas disa vitesh, ndërsa Oriku sezonin tjetër do të luajë në të dytën.
Një 90 minutesh mjaft emocionues per sarandiotet qe kurorezuan me sukses kete edicion futbollistik.
Finalja u ndoq ne Selman Stermasi nga nje numer i madh tifozesh nga Saranda, te cilet pee 90 minuta nuk rreshten se mbeshteturi ekipi.
Ne tribune ishte dhe presidenti e njekohesisht kryebashkiaku Adrian Gurma, i cili ka nje merite te madhe ne ringritjen e Butrintit.
Oriku-Butrinti 0-1 (23′ Gurma)