Himarë, zbulohen parcela me kanabis, dy të arrestuar

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se të ndaluarit janë shtetasit me iniciale A. M.,  33 vjeç dhe B. Y., 33 vjeç, të dy banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të kultivonin 580 fara kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në një parcel toke në fshatin Çorraj, Himarë.