Shehaj nga Saranda: Po nuk ndryshuam, PD do humbë sërish
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka vizituar sot Sarandën dhe demokratët atje, në kuadër të fushatës që po bën për të marrë drejtimin e partisë.
Shehaj është shprehur se nëse duan të fitojnë duhet të votojnë për ndryshim në 13 qershor, teksa është shprehur i sigurt se nëse nuk do të ketë një ndryshim sërish do të humbin.
“Zgjedhet e 25 prillit i humbën, nuk vajtëm dot në pushtet. Mua më duket…sepse ka patur blerje, është e vërtetë dhe këto duhen hetuar, por këtë rezultat nuk e ndryshojm dot. Ne mund të kishim bërë më shumë dhe duhet të kishim bërë më shumë.
Unë mendoj se PD ka nevojë për ndryshim. Është e thjeshtë për lidershipin të thotë se nuk ka humbje, nuk humbëm.
Ata që e vuajn janë demokratët e thjeshtë, që mbesin pa punë. Unë jam i bindur se ne në këtë mënyrë ne nuk fitojmë, po nuk ndryshuam partinë ne nuk fitojmë dot, kjo më ka shtyrë që të kandidoj për kryetar të PD.
Vendosim dhe zgjedhim humbjes së sigurtë nëse vazhdojmë kështu, apo fitores. Ju ftoj të vendosni për ndryshimin e lidërshipit që nesër të kemi mundësi të rrëzojmë Edi Ramën”, tha Shehaj.