Zaptuan hapësirat publike në Dhërmi, procedohen 3 persona
Tre persona janë proceduar ën gjendje të lirë pasi zaptuan hapësurën publike në Dhërmi të Vlorës.
Bëhet fjalë për 45-vjeçarin me iniciale A. K., i cili kishte zënë hapësirën publike në vendin e quajtur “Havana e re” në Dhërmi, duke vendosur një skelet hekuri, pa lejen e organeve përkatëse.
Po kështu edhe 44-vjeçari A. B. kishte zënë hapësirën publike në “Perivoll”, duke vendosur një strukturë prej druri.
Ndërsa 43-vjeçari me iniciale E. K., kishte zënë trotuarin, në shëtitoren e fshatit Dhërmi.