Soreca në Konispol, diplomati i BE pozon krah fermerëve

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është ndalur këtë të shtunë në Konispol, në kuadër të turit “Javët e Europës”.

Diplomati i BE ka shpërndarë në Twitter dy foto, ku shfaqet krah fermerëve në Konispol, duke u shprehur se falë mbështetjes së programit të IPARD, këta fermerë po rritin prodhimet e tyre tashmë.

“Ndalesa e fundit e turit “Javët e Europës” në Konispol na dha gjithashtu mundësinë për t’u takuar me katër fermerë të Konispolit të cilët falë programit të “IPARD”të fondeve të Bashkimit Evropian, tani po përdorin katër traktorë të rinj për të rritur prodhimet e tyre”, shkruan Soreca krahas fotos që shpërndan në Twitter.