Policia reagon pas lajmeve për plagosje në Borsh: Ja si qëndron e vërteta
Pas publikimit në disa portale për të shtëna me armmë dhe pjagosjen e një personi në Borsh, Policia ka dalë me një deklaratë, ku thuhet:
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media e rrjete sociale, për të shtëna me armë zjarri në Borsh dhe për pasojë është plagosur një shtetas, sqarojmë opinion publik se lajmi është i pavërtetë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë kanë kryer të gjitha verifikimet.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. G., 34 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se si pasojë e humbjes së ekuilibrit, është rrëzuar mbi xhamin e një lokali në Borsh, duke marrë dëmtime të lehta, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.