Genti Gazheli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, takim pune me doganorët në Qafë Botë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim pune me strukturat e Degës Doganore në Qafë Botë.

Gjatë këtij takimi Kreu i Doganave kërkoi angazhim të shtuar të çdo doganieri, duke patur parasysh që Administrata Doganore ka një rol të rëndësishëm në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Gjithashtu Gazheli e vuri theksin te shërbimi me cilësi dhe standarde për çdo qytetar apo biznes.

Në takim merrte pjesë gjithashtu edhe drejtori i ri i Doganës së Sarandës, Eleron Gjoni.