Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit/ Vlora, qarku me mbështetjen më të madhe për PS-në
Ekipi drejtues i fushatës së Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës çeli sot procesin e analizës mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërkohë që Vlora u konfirmua si qarku me mbështetjen më të madhe për PS-në.
Drejtuesi politik i PS-së në këtë qark, Damian Gjiknuri vlerësoi realizimin e objektivit që garantoi fitoren për herë të dytë të rekordit prej 8 mandatesh.
“Pas çdo beteje elektorale, në familjen tonë politike ka vend për analizë dhe reflektim në çdo njësi vendore të qarkut, ndërsa Kongresi do t’i hapë gjithashtu rrugë riorganizimit të strukturave”, tha Gjiknuri.
Ai theksoi se “vetëm duke vlerësuar atë çka bëmë mirë dhe duke mësuar e reflektuar për ato që mund t’i bënim edhe më mirë, do mund të jemi më të fuqishëm dhe të suksesshëm në betejën e ardhshme për zgjedhjet e pushtetit lokal”.