Përçahet dega e PD Sarandë, Jolio Dine largohet nga partia?

Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe humbjes më 25 prill, në degën e PD Sarandë duket se është krijuar një përplasje mes anëtarëve dhe kandidatëve për deputet.

Prej përfundimit të zgjedhjeve kanë qarkulluar zëra se Jolio Dine është përplasur me degën e PD Sarandë.

Dine i cili është një ndër aktivistët dhe kontribuesit kryesorë në degën e PD Sarandë, prej kohësh nuk është shfaqur më në takimet e zhvilluara nga Partia Demokratike.

Postime e tij në rrjetet sociale nuk janë shpërndarë më as nga faqa zyrtare e PD Sarandë.

Dhe për të thelluar më tepër krisjen ishte ardhja e Lulzim Bashës në Sarandë ditën e djeshme, ku Jolio Dine duket se nuk ka qenë prezent në takim.

Kujtojmë që Jolio Dine nuk u vlerësua siç e meritonte në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorë, ku edhe pse i renditur në pjesën jo të sigurtë, ai vetë personalisht arriti që të marrë vota të konsiderueshme personale 2117 vota. /Sarandanews.com/