Rama publikon pamje nga rruga e re Delvinë-Kardhiq: Puna vijon në tunelin Skarficës
Punimet në kantierin e aksit Kardhiq–Delvinë, 16 km e gjatë në jug të vendit, po vijojnë me intensitet ndonëse në një terren tejet të vështirë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje me punën që vijon në tunelin Skarficës përgjatë rrugës së re
Përveç dy segmenteve që të çojnë tek tuneli, është përfunduar shpimi i gjysmës së tij, 400 metra nga krahu i Delvinës dhe 200 metra nga drejtimi i Kardhiqit.
Përveçse shkurton me 3 orë kohën nga Tirana në Sarandë, rruga Kardhiq – Delvinë është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës.
Gjithashtu ky aks siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës.