Nga organizimi i përballjes së veteranëve tek mbështetja për Butrintin, rrëfehet Adrian Gurma
U zhvillua këtë të entje në Sarandë edicioni i dytë i futbollit të veteranëve shqiptarë. Në këto turne miqësore morën pjesë tre ekipe; ku bënin pjesë ish-lojtarë të kombëtares shqiptare, të ekipit të Flamurtarit dhe atij të Butrintit.
Sipas kryebashkiakut Adrian Gurma, aktiviteti i cili synon të kthehet në një traditë për qytetin bregdetar të Sarandës përkon dhe me nisjen e sezonit turistik.
“Kemi nisur kete edicion vitin e kalaur me pjesemarrjen e tre ekipeve: Flamurtarit, Korfuzit dhe Butrinit. Kete vit per shkak te situates te pandemise nuk u be e mundur ardhja e miqve nga Korfuzi por me iniciativen edhe te legjendes Vasil Ruci qe eshte ne te njejten kohe organizatori i ketik aktivitrti, menduam qe te kishim pjesemarres nge te gjitha ekipet shqiptare. Eshte bere nje aktivitet shume i bukur dhe shpresojme qe ky aktivitet qe Saranda te jete gjithmon mikepritsja e ketyre takimeve.”
Kryebashkiaku deklaroi se do të rritet mbështetja edhe për klubin e futbollit të Butrintit.
“Bashkia e Sarandes duke qene aksioner i vetem eshte angazhuar maksimalisht qe ecuria e ekipit te jete pozitive. Objektivat i realizuam. Do jemi mbeshtetes prane ekipit.”
Turi miqësor u fitua nga veteranët e ekipit të Flamurtarit.
Nderkohe edhe Butrinti ne ndeshjen e sotme arriti nje rezultat pozitiv kunder Naftetarit.
Sarandiotet u kualifikuan ne fazen finale te “play off” ku do ndeshet me Laberine per te synuar ngjitjen ne Kategorine e Pare.