Sarandë, rinis vaksinimi i dozës së dytë Sinovac në gjimnazin “Hasan Tahsini”
Ka rifilluar normalisht procesi i vaksinimit me dozat e dyta të Coronavac në Sarandë, pas një ngadalësimi, për shkak të mungesës së vaksinës kineze.
Në gjimnazin “Hasan Tahsini”, janë paraqitur qytetarët të cilët kanë marrën dozën e dytë vaksinës.
Saranda paraqet një situatë të stabilizuar sa i përket infektimeve me Covid-19, pasi në dy ditët e fundit nuk ka rregjistruar asnjë rast të ri.
Një lajm i mirë ky në prag të nisjes së sezonit turistik. /Sarandanews.com/